28 Mars 2024

Spitalet në Europë drejt kolapsit nga numri i madh itë infektuarve nga Covid-19

Romë, 13 nëntor - Në Itali po rritet presioni mbi spitalet ndërsa numri i pacientëve me koronavirus rritet po ashtu.

Numri i rasteve të konfirmuara në Itali ka kaluar kufirin e 1 milionë të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ndërsa thuajse 43 mijë persona kanë humbur jetën deri më tani.

‘Situata aktuale në spitalin tonë është e tillë; ne thuajse nuk kemi më shtretër të lirë. Po punojmë intensivisht dhe me shumë sakrifica, duke marrë përgjegjësi të madhe.

Fatkeqësisht, sëmundja kërkon qëndrim të gjatë në spital, ndaj është krijuar kjo situatë. Kur shikoj infermierët që vrapojnë drejt makinave jashtë perimetrit të spitalit, për tu kujdesur për pacientë me bombula oksigjeni, ndjej krenari’- tha shefi i Infektivit Cotungo.

Në 24 orët e fundit në të gjithë Italinë u regjistruan 37.978 raste të reja dhe 636 viktima. Në të gjithë vendin, siç tregojnë shifrat, është rritur edhe numri i të shtruarve në repartet e terapisë intensive.

Në një situatë të ngjashme, e gjejnë veten edhe shumë vende të tjera të Evropës. Britania e Madhe ka regjistruar një rekord prej 33470 infektimesh 24 orët e shkuara, një rritje me më shumë se 10 mijë krahasuar me një ditë më parë.

Në Gjermani ndërkohë, ku është në fuqi izolimi i pjesshëm, shefi i agjencisë së kontrollit të sëmundjeve shprehu optimizëm të matur për sheshimin e kurbës së infeksioneve në kushtet kur kufizimet po frenojnë infektimet.

Por ministri i shëndetësisë në vend saktësoi se pret që kufizimet për koronavirusin të vazhdojnë përgjatë gjithë dimrit.

Numri i viktimave të koronavirusit në Spanjë ndërkohë ka shkuar në më shumë se 40 mijë, me infektimet që kanë kaluar pragun prej 1.4 milionë rastesh.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar totalin më të lartë ditor të infektimeve, një rekord botëror ky prej më shumë se 144 mijë rastesh të reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)