06 Dhjetor 2021

Sot konfirmohen 11 vdekje dhe 855 raste me koronavirus

Prishtinë, 20 nëntor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.930  mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 855 raste pozitive.

IKSHPK po ashtu ben te ditur se brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizren 2 raste (88, 82 vjeç), Drenas 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (92 vjeç), Mitrovicë 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 32.877 raste nga 127.722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste të vdekjes.   

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 748 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.772 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.220.  

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 298 raste, Mitrovicë 62 raste, Gjilan 60 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Ferizaj 44 raste, Podujevë 37 raste, Prizren 36 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 25 raste, Pejë 18 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Skenderaj 12 raste, Malishevë 11 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Shtime 10 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Istog 7 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 4 raste, Dragash 3 raste, Mamushë 3 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Zveçan.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë e njëzetedyvjetorit të themelimit të  Shërbimit Korrektues të Kosovës. (Objekti i ish-Pallatit të Shtypit, “Rilindja”, Amfiteatri i Madh, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. (Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Gupi i iniciatives “Dikur ja sheh hajrin” të udhëhequr nga të rinjtë e Gjakovës organizojnë aktivitet sensibilizues për mungesën e hapësirave për të rinjtë në komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 12:30)

- Hapet ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi ekskluzive nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja e parë inaguruese e Kuvenit të Komunës së Istogut. (Salla e Kuvendit të Komunës së Istogut, ora 16:00)

- Promovohet libri “200 Këngë nga opusi muzikor i kantautorit Ilir Shaqiri” me autor Korab Shaqiri. (Salla e Përurimeve në librarinë Dukagjini në Prishtinë, ora 18:00)