29 Mars 2024

Sindikata e Infermierëve i konsideron diskriminuese pagesat shtesë

Prishtinë, 29 tetor - Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka bërë të ditur se ndihet e indinjuar me vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me diskriminimin që i'u është bërë infermierëve në shtesat bazuar në Ligjin antiCOVID.

"Duke mos dashur që të nënvlerësojmë punën e mjekut i cili në bazë të marrëveshjes përfiton 250€ në muaj, 150€ për infermierin duke e ditur punën, angazhimin dhe sakrificën e infermierit në raport me pacientin, kujdesin kontinual 24h për pacientin, dhënien e shërbimeve në çdo kohë, ne si Sindikatë e konsiderojmë diskriminuese si dhe mosvlerësim të profesionit, punës dhe angazhimit të infermierit", ka thënë Fitim Havolli Kryetar i Sindikates se Infermierëve të Kosovës.

Sindikata i ka bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të rishqyrtojnë urgjentisht marrëveshjen me akterët e involvuar pasi kjo marrëveshje është ofenduese për komunitetin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor e cila tregon vlerësim joreal të punës së infermierit në periudhën në të cilën po kalon vendi ynë.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës pas takimit me kryesinë e Sindikatës do dal me njfotimin mbi veprimet sindikale që do ndërmarrim në shenjë paknaqësie ndaj kësaj marrëveshje diskriminuese.

Lidhur me këtë Sindikata Infermierëve të Kosovës mban konferencë për media, para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nga ora 12:00, në shenjë paknaqësie lidhur me marrëveshjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)