19 Prill 2024

Sigurimi shëndetësor zviceran model për Kosovën

Prishtinë, 16 nëntor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani priti sot pasdite në një takim Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, znj. Krystyna Marty.

Në këtë takim, Ministri Agani e ka njoftuar Ambasadoren zvicerane për gjendjen në shëndetësinë e Kosovës, sfidat dhe mundësitë.

Në këtë aspekt, Ministri ka njoftuar Ambasadoren Marty edhe me reformat në shëndetësi, në veçanti me reformat në legjislacion.

Ministri Agani ka theksuar se në kuadër të përgatitjes së Ligjit të ri të Shëndetësisë dhe Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, MSh ka marrë si model për sigurimet shëndetësore modelin e shtetit zviceran që është mirëpritur nga Ambasadorja Marty.

Në këtë takim është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit midis Kosovës e Zvicrës në fushën e shëndetit mendor, kardiokirurgjisë, ortopedisë, promovimit shëndetësor, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)