28 Mars 2024

Shtyhet mbledhja e premiumeve shëndetësore

Prishtinë, 30 qershor - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të shtyrë fillimin e mbledhjes së premiumeve shëndetësore dhe rrjedhimisht implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Oda Amerikane konsideron se fillimi eventual i procesit të mbledhjes së premiumeve shëndetësore pa përmbushje të kritereve të nevojshme do të ishte në kundërshtim me dispozitat e ligjit dhe do të shkaktonte huti në mesin e komunitetit të biznesit.

\"Oda Amerikane kërkon nga Qeveria e vendit dhe institucionet e tjera përgjegjëse që periudhën në vijim ta shfrytëzojnë për kryerjen e të gjitha përgatitjeve të nevojshme për implementimin e këtij ligji të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës\", thuhet në një kumtesë të OAK-së.

Po ashtu Oda Amerikane kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi që të marrin në konsideratë vërejtjet dhe rekomandimet e palëve të interesit gjatë procesit të plotësim-ndryshimit të ligjit të sipërcekur, në përputhje me Agjendën Legjislative të vitit 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)