18 Prill 2024

Shtohet numri i vizitave mjekësore në QKUK

Prishtinë, 16 dhjetor - Numri i vizitave specialistike në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), ka shënuar ngritje.

Këtë ngritje e konfirmoi sot në konferencë për media, Drejtori Ekzekutiv  i QKUK-së, Dr. Nijazi Gashi, i cili bëri të ditur se  vetëm gjatë kësaj jave ka pasur numër më të madh të pacientëve të trajtuar në QKUK.

“Gjatë kësaj jave ka pasur ngritje të numrit të vizitave specialistike, krahasuar me javën e kaluar,  vetëm këtë javë ka pasur  6.198 vizita specialsitke, 440 dializa, 278 operacione, përderisa ka ulje të numrit të lindjeve, meqë këtë javë ka pasur vetëm 175 lindje”, njoftoi ai.

Në konferencën e sotme, Drejtori Ekzekutiv, njoftoi se  është publikuar konkursi për Drejtorë të Klinikave, Shef të  Shërbimit të Infermierisë dhe Barnatores Qendrore, përderisa pritet që shumë shpejtë të përfundoi ky konkurs dhe të zgjidhen Drejtorët e Klinikave.

Sipas tij, gjatë gjithë javës është punuar në funksionalizimin e Radioterapisë në Institutin e Onkologjisë, por përkundër  këtyrë përpjekjeve këtë javë nuk ka filluar puna, por kjo pritet të bëhet shumë shpejtë.

Sipas tij, ndryshimi i Stautit të QKUK-së, do të ndikoi pozitivisht në anën juridike dhe se me zgjidhjen e drejtorëve të ri, pritet që klinikat të mos mbeten me UD të detyrës.

“ Sa i përket cështjes së pronave, neve jemi marrë më këtë çështje, disa kioska e që janë vendosur  në mënyrë jo ligjore janë hequr, përderisa i është bërë kërkesë Komunës së Prishtinës që të vijnë dhe t’i bëjnë matjet e nevojshme dhe të definohet saktë prona e QKUK-së,”, tha dr. Gashi.

Ai bëri të ditur se ka kërkuar raporte javore nga Klinikat e QKUK-së, në mënyrë që të analizohet puna që bëhet në Klinika dhe të ndikohet në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, e që është synim kryesor i menaxhmentit të QKUK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)