29 Mars 2024

Shtohet interesimi i donatorëve për shëndetësinë

Prishtinë, 31 mars - Ministri i Shënndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot shefen e Operacioneve të  Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Doina Bologa me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë.

Në këtë takim u theksua që interesi i donatorëve për bashkëpunim është shtuar dukshëm javët e fundit.

Gjithashtu, në takim, u diskutua për projektet që kanë të bëjnë me shëndetin e Nënës dhe të Fëmijës, por edhe çështjet e identifikimit të shkaqeve të vdekjeve dhe ndikimet e këtij fakti në regjistrin civil të popullsisë.

Gjatë takimit është theksuar edhe nevoja për shqyrtimin e ndikimit të migrimit të popullatës kosovare me moshë mesatare të re në shëndetin e tyre dhe funksionimin socio-psikologjik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)