29 Mars 2024

Shtabi Emergjent i Mitrovicës merr masa shtesë për parandalimin e koronavirusit

Mitrovicë, 3 prill - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka mbajtur mbledhje të radhës me shtabin emergjent të Komunës së Mitrovicës, për koordinimin e masave shtesë pas përhapjes së virusit COVID-19 në pjesën veriore të Mitrovicës.

Fillimisht kryetari Bahtiri njoftoi të pranishmit lidhur me konferencën e mbrëmshme për media, ku së bashku me komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Michele Risi dhe kryetarin Goran Rakiq kanë udhëzuar qytetarët e Mitrovicës të jenë bashkë për të përballur këtë gjendje të krijuar nga koronavirusi, dhe të respektojnë të gjitha rregullat dhe rekomandimet e Institucioneve Shëndetësore rreth parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Kështu kryetari Bahtiri duke e parë situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19 në pjesën veriore të qytetit, propozoi që të bëhet një matje e lëvizjes së qytetarëve nga pjesa veriore në këtë jugore dhe anasjelltas, në mënyrë që gjithë qytetarët të jenë të mbrojtur më shumë nga ky virus.

Andaj në këtë mbledhje u propozuan si fillim këto dy masa shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 në pjesën Jugore të Mitrovicës;

1. Zyrtarët e shtabit emergjent në bazë të planit të mobilitetit të angazhojnë vullnetarë për të bërë matjen e lëvizjes së njerëzve dhe veturave nga pjesa veriore në atë jugore dhe anasjelltas (përmes pyetësorëve).

2. Të bëhet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave të subjekteve afariste në atë pjesë, pasi ka frekuentim më të madh të banorëve dhe tu përmbahen rekomandimeve nga IKSHPK-ja dhe institucionet përkatëse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)