23 Prill 2024

SHSKUK siguron material për intervenime në sy

Prishtinë, 17 janar - Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka siguaruar materialin e nevojshëm për një intervenim në sy, përfshirë thjerrëzat dhe materialin  tjetër që nevojitet gjatë operacionit.

Pacientët deri tash e kanë blerë vetë, duke harxhuar qindra euro në barnatore private, kurse SHSKUK ka ndarë rreth 600 mijë euro për blerjen e materialit punues, për operacione të natyrave të ndryshme, që kryhen në Klinikën e Syve.

Tash, me zgjidhjen e problemit për furnizim, pacientët shërbimet do t’i marrin pa para.

Materiali punues do të shërbejë kryesisht për operacionet rreth problemeve me perden e syrit, segmentit të pasmë të syrit, shtypjen e syve, kanalin e lotit, kapakëve të syrit dhe për problemet e vëngërisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)