19 Prill 2024

SHSKUK në fazën e reformave në shëndetësi ku shërbimet do të avancohen

Prishtinë, 11 shkurt - Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Basri Sejdiu ka deklaruar se janë në fazën e reformave në shëndetësi, ku shërbimet do të avancohen dhe pacientet do ta ndien sigurinë në shërbimet e lehta dhe të shpejta që do të ofrohen.

Ai në emisionin "Mirëmengjesi Kosovë" në RTK ka komentuar grevën e punëtorëve të Klinikës së Kirurgjisë, ku tha se ka qenë pakënaqësi për paga dhe presin që të fillojë shumë shpejt kategorizimi i pagave.

“Është has një mirëkuptim dhe është bërë mirë që është ndërprerë greva pasi jemi në fazën e reformave në shëndetësi dhe me greve nuk arrihet kjo”, tha Sejdiu, duke shtuar se për reformat kanë përkrahjen e Qeverisë dhe tashmë stafi mjekësor e ka kuptuar këtë.

Sejdiu është ndalur edhe te Klinika e Onkologjisë, ku tha se ka qenë furnizim i kënaqshëm me cikostatik por shërbimet kanë qenë pengesë, por kjo është rregulluar me një intervenim dhe organizim më të mirë, dhe pacientët tash marrin shërbim 24 orë.

Ai ka treguar se janë në fazën përfundimtare të investimeve në Kliniken Emergjente, ku do të shtohet stafi dhe do të modernizohet infrastruktura e vjetër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)