20 Prill 2024

SHSKUK kërkon hetime nga Policia lidhur me konkursin për infermiere në QKUK

Prishtinë, 22 shkurt - Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës,  njofton  opinionin se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës, dr. Basri Sejdiu,  ka kërkuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga departamenti për hetime të  inicioj hetimet  dhe hulumtime e menjëhershme  në lidhje me pretendimet e kandidateve që kanë aplikuar në konkursin e fundit për infermiere të profileve të ndryshme në QKUK.

Këto pretendime janë shfaqur në lajmet qendrore në Kohavision (KTV), ku mes tjerash disa kandidate kanë deklaruar se janë dhënë para për një vend pune.

Drejtoria e SHSKUK pret nga Policia e Kosovës të hulumtoj pretendimet dhe sqarohet në tërësi kjo situatë, meqë ka individë që dëshirojnë të njollosin këtë proces dhe SHSKUK në tërësi.

SHSKUK do të ofrojë bashkëpunim dhe përkrahje të plotë  për hulumtim të tërësishëm të situatës dhe inkurajojnë të gjithë kandidatët që kanë fakte dhe argumente të paraqesin ato tek organet hetuese në mënyrë që mos të lejohet që askush të njollos dhe abuzoj me detyrën zyrtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)