23 Mars 2019

SHSKUK gjatë vitit 2017 ofroj 6.9 milion shërbime të ndryshme shëndetësore

Prishtinë, 17 mars - Në raportin e  punës për vitin 2017,  të miratuar nga Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK),  mes tjerash ceket se në kuadër të SHSKUK-së,  nga muaji janar deri në fund të dhjetorit 2017,  janë ofruar 6.9 milion shërbime të ndryshme shëndetësore.

 Në  këto shërbime përfshihen operacione, kontrolle specialistike, analiza laboratorike, ekzaminime diagnostike.

Në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme ka pasur gjithsej 164 973 pacientë të shtrirë me 881 711 ditë shërimi.

Në raport, bëhet e ditur se në nivel të QKUK dhe shtatë Spitalet e  Përgjithshme, janë kryer 40 509 operacione, përderisa janë ofruar 1.3 milionë shërbime dhe kontrolle në ambulancat specialistike.

Në laboratorët e QKUK dhe Spitaleve të Përgjithshme,  janë kryer gjithsej 2.7 milionë parametra laboratorike  për 458 484 pacientë.

Në shërbimet diagonstike në nivel të SHSKUK-së,  janë kryer 1.9  milionë shërbime, përfshirë,  rëntgen, tomografi të kompjuterizuar, rezonanca magnetike dhe ekzaminime tjera diagnostike.

Menaxhmenti i SHSKUK-së, me prioritet të lartë po merret që sa më shpejtë të funksionalizojë objektin e ri të ambulancave specialistike për degët kirurgjike, ortopedi, ftiziatri dhe degët internstike, objekt ky që do të ofroj kushte bashkëkohore për pacientët dhe stafin shëndetësorë që ofron shërbime shëndetësore.

Menaxhmenti i SHSKUK-së, në koordinim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, po punojnë që furnizimi me barna dhe material shpenzues të  përmirësohet muajt në vijim, meqë janë  në procedurë   prokurimi 300 artikuj  të shpallur  nga Ministria e Shëndetësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 mars 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me Kpp Vitia nën patronatin e Komunës së Vitisë do të organizoj Turneun për senior Flakadani i Karadakut. (Salla e Shkollës së Mesme Teknike 'Jonuz Zejnullahu' në Vitiora, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta bëjë zëvendsimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, me një të ri. (Shtatorja e Bill Clintonit, ora 11:00)

- Gjimnazi “Hasan Nahi”, në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, organizon edicionin e gjashtë me radhë - Garën e Inteligjencës "Eureka 6". (Ambienti i Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve. (Teatri “Adriana” - Ferizaj, ora 11:00)

- UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën më të madhe në vend “Data Science Hackathon”. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Hotelit Grand, ora 12:10)