18 Prill 2024

Shoqata e Kirurgëve Plastik mban simpoziumin mbi trajtimin e plagëve

Prishtinë, 19 shkurt - Shoqata e Kirurgëve Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës organizon sot për herë të parë Simpoziumin dhe Workshop-in mbi trajtimin e plagëve.

Prof. Ass. Dr. Violeta Zatriqi, kryetare e Shoqatës së Kirurgëve Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës, e cila është dhe organizatore e këtij eventi, thotë se pjesëmarrës në këtë simpozium do të jenë kirurgët e të gjitha disiplinave dhe mjekët e përgjithshëm.

Simpozium ky i cili është akredituar nga Oda e Mjekëve me 10 pikë akredituese,  për ligjërues dhe 8 pikë akredituese për pjesëmarrës.

“Me krenari iu informoj, se konferencën do ta begatojnë ligjëratat e punuara nga specialistë si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Jemi sinqerisht të gëzuar që arritëm të organizojmë këtë simpozium dhe konsiderojmë që programi gjithëpërfshirës të jetë mjaft kualitativ dhe të ju sjellë njohuri dhe përvoja të reja në këtë fushë “,  ka thënë Zatriqi.

Ndryshe, plaga është një sëmundje multidiciplinare dhe një patologji mjaft komplekse, mjekimi dhe trajtimi i së cilës është po aq i vështirë si për kirurgët ashtu edhe për pacientin.

Ndërsa temat që kryesisht do të shtjellohen në këtë simpozium, janë trajtimi i plagëve akute dhe kronike si: Ulçera venoze e këmbës, Shputa diabetike, Plagët decubitale si dhe mbulimi i defekteve të ndryshme me PN (Presion Negativ) si dhe trajtimi i plagës me Vac Aparat.

Gjithashtu do të zhvillohen edhe katër Workshop-e si dhe do të ketë transmetim direkt (LIVE STREAM) një orë nga spitali i Polonisë me Dr. Marcin Malka.

Përparësi e workshop-eve do të jetë përdorimi i produkteve të avansuara në mjekimin e plagës dhe mbylljen sa më të shpejtë të saj.

Vlerat kryesore të këtij simpoziumi janë:Organizimi dhe trajtimi bashkëkohor i plagëve pa kosto shtesë dhe më e rëndësishmja duke e shmangur shtrimin në spital, marrja e njohurive të duhura mbi trajtimin e plagëve akute dhe kronike si dhe këmbimi i përvojave të ndërsjellta me ligjëruesit ndërkombëtarë, që do të jenë prezent në këtë event 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)