29 Mars 2024

Shkon në 12 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Prishtinë, 17 prill - Ka ndërruar jetë paraditen e sotme një person i infektuar me koronavirus në Kosovë.

Klinika Infektive bën me dije se viktima ishte nga Komuna e Ferizaj dhe se ishte shtruar në spital prej 5 ditësh, ndërsa ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese

“Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Vdekja e 70-vjecarit  i cili ka qenë shofer në Kampin Bondsteel e çon në 12 numrin e viktimave në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)