23 Prill 2024

Shkencëtarët krijojnë vezë njerëzore në laborator

Londër, 10 shkurt - Shkencëtarët kanë zhvilluar me sukses teknikën e krijimit të embrionit në laborator, gjë që mund të zgjerojë metodat e trajtimit të infertilitetit. Zbulimi është bërë nga një grup hulumtuesish nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Shkencëtarët kanë zhvilluar me sukses substanca të përshtatshme në të cilat mund të rriten vezët e njeriut, pasi kanë mbledhur inde të dhuruara nga gra që u nënshtrohen operacioneve rutinë.

Qelizat e vezëve, të marra nga vezoret në një fazë të hershme, u rritën më pas në laborator deri në çastin e përshtatshëm për fekondim.

Profesore Evelyn Telfer nga Universiteti i Edinburg-ut thotë se përparimi është një hap i rëndësishëm shkencor.

"Ka shumë gjëra të cilat nuk i kuptojmë në lidhje me zhvillimin e vezëve tek njeriu, ndërkohë ky sistem do të na lejojë ta studiojmë procesin me më shumë hollësi."

Telfer tha se shkencëtarët tani po kërkojnë prova se vezët do të jenë të shëndetshme dhe me potencial për t'u zhvilluar në një embrion të qëndrueshëm.

Megjithatë, ekspertët po paralajmërojnë se duhen ende shumë kërkime përpara fillimit të provave klinike.

Kjo do të thotë zhvillimin e provave të shumta për të garantuar sigurinë e procedurave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)