25 Prill 2024

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë

Prishtinë, 22 mars - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka njoftuar se në Kosovë u konfirmua  viktima e parë nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se viktima është një pacient 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës.

“Pacienti i lindur më 1938, fshati Dumnicë, Komuna e Podujevës, është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020, në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas”.

“Pacienti ka pasur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore”, thuhet në njoftim.

 Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.

Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)