20 Prill 2024

Shënohet dita ndërkombëtare e Infermierisë

Prishtinë, 11 maj - Sot, në një organizim madhështor me rreth 350 pjesëmarrës shënohet dita ndërkombëtare e Infermierisë, ku Kolegji Heimerer dhe Instituti I Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale organizuan Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Infermierisë.

Hapjen e konferencës e bëri presidenti i konferencës z.Petrit Beqiri, i cili shprehi mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit për prezencën e tyre, duke e theksuar edhe njëherë që do të vazhdojë të punoj dhe kontribuoj në avancimin e shkencave shëndetësore në Kosovë, por kjo për të arritur qëllimit që pacienti të jetë në qendër dhe të avancohet profesioni i infermierit, duhet bashkëpunimi me të gjithë.

Prezent në hapje të konferencës ishin Deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj.Ganimete Musliu e cila shprehi gatishmërinë që do të jetë zëri i të drejtave të Infermierëve në Kuvendin e Kosovës, duke e shprehur edhe pakënaqësinë me institucionet relevante për fushën e shëndetësisë për mos pjesëmarrje në ngjarje të tilla dhe mos përfaqësim dinjitoz të profesionistëve shëndetësorë në instanca shtetërore.

Po ashtu, Zv.Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z.Heset Sahiti në emër të ministrisë ju uroj të gjithë infermierëve ditën ndërkombëtare të Infermierisë dhe theksoi se infermieri është personi I parë që e kontaktojmë kur vizitojmë spitalet, prandaj kontributi i tyre është shumë I madh në shërbim të pacientëve, dhe për këtë arsye ministria është e angazhuar që të ofroj kushte të shkollimit dhe avancimit profesional të tyre.

Z.Enkelejd Mëhilli, Zv.Rektor për Zhvillim Institucional dhe Komunikim në Universitetin e Vlorës theksoi se kjo ngjarje do të shërbejë si një urë lidhëse në mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe do të jetë një fillim i bashkëpunimit për avancimin e profesionit në të dy shtetet.

Konferenca u hap me tryezë diskutimi, ku të pranishëm ishin z.Frank Hantke, Drejtor i FES Prishtina, Z.Ferid Agani, ish ministër i Shëndetësisë, Blerim Syla nga FSSHK, Alban Fejzaj nga Solidar Suisse, Besim Kodra nga PRAK Kosova si dhe Petrit Beqiri nga Kolegji Heimerer.

Gjatë kësaj tryeze u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohen Infermierët si rezultat I dështimit të sistemit shëndetësor dhe mos funksionimit të sigurimeve shëndetësore.

Z.Petrit Beqiri, president i konferencës theksoi se është e drejtë bazike e çdo qytetari të ketë qasje në shërbime shëndetësore, prandaj roli I Infermierit është I pazëvendësueshëm, por në vendin tonë po bëhet çdo ditë e më e vështirë të bëhet financimi, dhe kjo po krijon probleme në ofrimin e shërbimeve infermierore dhe po e pamundëson që qytetarët të kenë qasje në këto shërbime.

Ndërkaq z.Hanke theksoi se FES do të vazhdoj të punoj dhe kontribuoj në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, por gjithashtu ndjen keqardhje se si sistemi shëndetësor ka dështuar në Kosovë dhe se pacientët për të marr shërbime të mirëfillta shëndetësore detyrohen të drejtohen në rajon dhe vende tjera. Prandaj, ne do të punojmë që në Kosovë të mundohemi të ofrojmë një sistem shëndetësorë më solidar dhe ku infermierët fillimisht punojnë me kontrata pune, dhe mandej të punojmë të gjithë që infermierët ti gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre.

Z.Hanke po ashtu theksoi se i gëzohet bashkëpunimit me Kolegjin Heimerer dhe këtë tryezë e sheh si fillim të një kampanje të madhe që nis këtë vit bashkërisht për shëndetësinë dhe shpreson që në vitet e ardhshme të ketë përmirësim në sistem shëndetësor.

z.Agani thotë se mungesa e sigurimeve shëndetësore është primare për përmirësimin e kushteve të Infermierëve dhe shpresojmë që Ministria e Shëndetësisë të merr hapa efikas në këtë drejtim dhe reformat të jenë sa më të suksesshme.

Blerim Syla nga FSSHK theksoi se tek ne nuk vlerësohet roli I Infermierit nga mjekët, prandaj kjo është arsyeja pse unë do të luftoj vazhdimisht për të drejtat e tyre.

Ndërkaq, z.Kodra theksoi se mungesa e buxhetit për kompensim të dëmeve të pacientit është një problematikë e madhe në Shëndetësi.

Solidar Suisse theksoi se përmes publikimit të raporteve në fushën e shëndetësisë, mundohen të ndikojnë tek politik bërësit dhe të ju ofrojnë atyre një pasqyrë sa më reale të gjendjes momentale.

Tryeza u zhvillua në kuadër të Konferencës së Parë Ndërkombëtare të Infermierisë e cila do të vazhdojnë punimet sot gjatë gjithë ditës, ku të pranishëm janë ekspert vendor dhe ndërkombëtar nga fushat shëndetësore.

Kjo tryezë u mbështet nga FES dhe Solidar Suisse

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)