20 Prill 2024

Shënohet dita Evropiane e Vetëdijësimit për Antibiotikët

Prishtinë, 18 nëntor - Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) bashkë me autoritetet shëndetësore të të gjitha vendeve evropiane, ka inicuar nismën Dita Evropiane e Vetëdijësimit për Antibiotikët, që shënohet çdo vit me datën 18 nëntor.

Kjo nismë u shënua për herë të tretë në Kosovë dhe këtë vit u përqëndrua në ngritjen e vetëdijësimit për rritjen e rezistencës ndaj linjës së fundit të antibiotikëve.

Me këtë rast kompania vendore “Trepharm” organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë “Përdorimi i drejtë i antibiotikëve në Kosovë”, në të cilën morën pjesë profesionistë shëndetësorë nga të gjitha nivelet dhe institucionet shëndetësore të Kosovës.

Fjalën hyrëse e mbajti Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Mërgim Prishtina, i cili theksoi se në kuadër të vetëdijësimit për përdorimin e drejtë të antibiotikëve, kjo kompani në bashkëpunim me Ministrinë  e Shëndetësisë kanë përmbyllur ciklin dymujor të ligjëratave dhe debateve për përdorimin e drejtë të antibiotikëve nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në të gjitha komunat e Kosovës.

Gjendjen aktuale për problematikën e rezistencës antimikrobike në Kosovë dhe platformën shtetërore për kontrollin e rezistencës antimikrobike e prezentoi Prof. Lul Raka. Në diskutim morën pjesë edhe shumë pjesëmarrës, të cilët vunë në pah shqetësimet kryesore të kësaj sfide globale të shëndetit publik në vendin tonë.

Emërues të përbashkët të diskutimeve ishin: rritja e bashkëpunimit dhe bashkërenditjes së aktiviteteve në fushën e mbikqyrjes, masat administrative në përdorimin racional të antibiotikëve në praktikën klinike, kontrolli i infeksioneve në spitale dhe komunitet, rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe kërkimet shkencore në këtë fushë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)