28 Mars 2024

Shënohet Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikë

Prishtinë, 18 nëntor - Kosova i është bashkuar sot nismës që 18 nëntori të shënohet si Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikë.

Për të shënuar këtë nismë, sikur në shumë vende të Evropës, edhe në Kosovë është mbajtur një konferencë për media, në të cilën është folur për rëndësinë e vetëdijesimit për përshkrim dhe përdorim racional të antibiotikëve.

Ky aktivitet ka qenë i përqendruar në bashkëpunim me mjekët nëpër spitale, komitetet farmaceutike, menaxherët dhe farmacistët për të pakësuar përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve nëpër spitale.

Dr. Ilir Tolaj, Sekretar Permanent në Ministrinë e Shëndetësisë tha se, duke qenë që antibiotikët janë barna me ndikim të fortë që kërkojnë vëmendje dhe zbatim rigoroz të rregullave të përdorimit, Ministria e Shëndetësisë po punon që përdorimi i këtyre barnave sa më parë t’i nënshtrohet një praktike të mirë, e cila favorizon përshkrimin dhe përdorimin racional të tyre, duke zbatuar protokollet e mjekimit nga ana e profesionistëve shëndetësor të Kosovës.

“Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikë është një  moment të mire, që qytetarëve tanë t’u dërgojmë një mesazh të qartë dhe t’i porosisim që antibiotikët të përdoren vetëm me përshkrim të mjekut, në të kundërtën, këto barna mund të kenë efekte negative”, tha ai.

Dr. Tolaj tha se të dhënat e ndryshme flasin se përdorimi i pakontrolluar i antibiotikëve është faktori kryesor në shfaqjen e rezistencës, ndërsa si pasojë e mos aplikimit të plotë të protokolleve mjekësore, në Kosovë rreth 50 %  e përdorimit të antibiotikëve mund të mos jenë adekuatë.

“MSH, në bashkëpunim me profesionistët shëndetësor të vendit, do të shtyjë para hartimin e protokolleve dhe udhërrëfyesve adekuatë për përdorimin e antibiotikëve, me qëllim të uljes së rezistencës në antibiotikë, sepse përdorimi i drejtë i tyre ka një vlerë të veçantë për qendrat tona shëndetësore, por edhe për vet shëndetin e popullatës sonë”, tha ai.

Dr. Lul Raka, profesor i Mikrobiologjisë Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë dhe  koordinator i bashkëpunimit të MSH-së me Qendrën Evropiane për Kontrollin  dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se  rezistenca ndaj antibiotikëve është problem serioz i shëndetit publik në Evropë dhe kudo në botë, duke shënuar dyfishim në nivelin global gjatë 5 viteve të fundit.

“Çdo vit në Bashkimin Evropian(BE) vdesin afër 25.000 njerëz nga infeksionet e shkaktuara me baktere rezistente ndaj antibiotikëve.  Kostoja vjetore e shpenzimeve të shkaktuara nga rezistenca në BE shkon deri në 1.5 miliard euro”, tha ai.

Dr. Raka ka tërhequr vërejtjen për dukurinë e shpërdorimit me antibiotikë, qoftë për shkak të mungesës së resurseve për kontrollimin e tyre, vet-përdorimit të pakontrolluar, shpërdorimin në forma të tjera...

Ai tha se shpërdorimi i antibiotikëve është faktor kyç në shfaqjen e rezistencës.

Si kryesues i Grupit punës brenda MSh-së për hartimin e Strategjisë për përdorimin e drejtë të antibiotikëve, Raka, tha se deri në prill të vitit të ardhshëm, MSh do të hartojë këtë strategji që do të jetë në funksion të promovimit dhe vendosjes së objektivave të qartë për përdorimin e drejtë të antibiotikëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)