19 Prill 2024

Shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Prishtinë, 10 tetor - Organizata Jo Qeveritare "Klubi Dëshira" organizon tryezën në shënimin e Ditës Botërore të shëndetit Mendor e cila ju kushtohet personave me dëmtime intelektuale dhe fushës së shëndetit mendor.

Tryeza ka për qëllim rritjen e vetëdijes për shërbimet e shëndetit mendor dhe mobilizimin e përpjekjeve në mbështetje të personave me dëmtime intelektuale drejt punësimit dhe vetëpunësimit.

Gjatë tryezës do të prezantohet manuali i trajnimeve për punë dhe vetëpunësim për personat me dëmtime intelektuale.

Aktiviteti mbështetet në kuadër të programit  Angazhimi për Barazi-E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim- ATRC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)