20 Prill 2024

SHBA vazhdon të mbështes Kosovën në përgjigjen ndaj Covid 19

Prishtinë, 28 qershor - Muajin e kaluar, pajisjet laboratorike për të mbështetur testimin diagnostik për SARS-CoV-2 të dhuruara nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të popullit amerikan, u vun ne funksion.

Testimi eshte komponent kyqe për të parandaluar transmetimin e mëtejmë në zonat e prekura ose të rrezikuara si dhe për të zbutur ndikimin e një shpërthimi të mundshëm.

Donacioni i USAID-it, në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Prishtinë kanë ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve të Spitalit të Graçanicës në Llapnasellë, ashtu që testimet PCR të kryhen me besueshmëri, saktësi dhe shpejtësi.

Kjo përkrahje e ndihmon Llapnasellën dhe komunitetet  në rrethinë që të kenë qasje të barabartë në shërbime cilësore dhe të ofruara në kohë të duhur si dhe për të fuqizuar individët që të mbrojnë veten dhe njëri tjetrin.

Përmes kontributeve perfshirë investimet në rinovimimin e hapësirës së laboratorit dhe vendosjes së pajisjeve, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Prishtinë kanë krijuar një laborator mikrobiologjik për spitalin e Gracanicës dhe kane operacionalizuar Procedurat Standarde të Veprimit në shëndetin publik.

Poashtu permes kesaj iniciative USAID-OBSh stafi I spitalit ka ngritur kapacitetet teknike ndërsa laboratori ka siguruar të gjitha materialet e nevojshme shpenzuese për të zhvilluar testime PCR në përputhje me udhëzimet e OBSH-së.

USAID-i -- në partneritet me Qeverinë e Kosovës, UNICEF-in, OBSH-në dhe akterët tjerë kyq -- ka punuar me punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë dhe komunitetet për të ngadalësuar përhapjen, për t'u kujdesur për të prekurit dhe siguruar pajisjet e nevojshme për të luftuar COVID-19.

Këtu përfshihet mbështetjen e vazhdueshme të përpjekjeve në komunikim dhe informim të publikut në Kosovë me qëllim të inkurajimit të parandalimit të COVID-19 dhe vaksinimit kundër tij.

Krahas kësaj, mbështetja e USAID-it ka përfshirë edhe shpërndarjen e 249 pakove higjienike në qendrat shëndetësore; shpërndarjen e 7,750 kompleteve higjienike për familjet; dhe 2,400 pakove higjienike për nënat dhe foshnjat në të gjitha 38 komunat e Kosovës; poashtu janë shpërndarë edhe pajisje higjienike në 660 shkolla fillore dhe të mesme.

Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar pajisje për testim laboratorik dhe skanerë termikë për t'u vendosur në pikat hyrëse të vendkalimeve kufitare të Kosovës, përfshirë aeroportin e Prishtinës dhe katër vendkalime kufitare tokësore.

Qeveria e SHBA-së, parësisht përmes USAID-it, ka investuar mbi 10 milion dollarë amerikan në ndihmë shëndetësore Kosovës gjatë 20 viteve të kaluara. Këto përpjekje ndërtojnë mbi bazën e dekadave të punës jetëshpëtuese dhe lidershipit amerikan në ballafaqimin me krizat shëndetësore globale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)