23 Prill 2024

SHBA përkrah shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë

Prishtinë, 13 tetor - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, ka pranuar dje një donacion me vlerë prej 408,471 USD në kuadër të Partneritetit për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë.

Projekti financohet nga USAID dhe zbatohet nga AIHA (Aleanca Amerikane për Shëndet Ndërkombëtar).

Donacioni vjen si rrjedhojë e zhvillimit të një partneritetit të suksesshëm në mes të AIHA-s, Institucioneve shëndetësore të Kosovës dhe Project Cure nga SHBA.

Ky donacion përmban aparatura mjekësore, produkte medicinale dhe materiale shëndetësore të cilat janë të destinuara për funksionalizimin e Departamentit të Emergjencave Pediatrike dhe Njësinë Intenzive të Klinikës Pediatrike, Qendrën Neonatologjike të Kosovës dhe Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)