28 Mars 2024

SHBA i dhuron Kosovës tetë pajisje për matje të temperaturës

Prishtinë, 26 gusht - Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se do t’i dhurojë Kosovës tetë pajisje për matje të temperaturës, të cilat do të dërgohen në pikat kufitare të këtij shteti, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Sipas ambasadës ky donacion realizohet përmes Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Një ditë më parë, kjo ambasadë ka bërë të ditur se kanë ndihmuar Kosovën me 50 respiratorë në luftën kundër pandemisë me koronavirus.

Të dyja donacionet janë pjesë e ndihmës prej 1.6 milion dollarëve amerikanë që Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID-i kanë ndarë për Kosovën, me qëllim të mbështetjes së masave që ky vend po merr kundër pandemisë.

Që nga regjistrimi i rasteve të para më 13 mars, Kosova ka shënuar në total 12,683 raste pozitive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)