05 Qershor 2020

SHBA, humb jetën një foshnje e prekur me koronavirus

Washington, 28 mars - Zyrtarët në shtetin e Illinois raportuan vdekjen e parë të një foshnje nga pandemia e koronavirusit.

Tashmë CoVid-19 ka shënuar edhe viktimën më të re në moshë, që prej kohës kur nisi të shpërndahej në Wuhan të Kinës.

“Asnjëherë nuk ka pasur një vdekje të shoqëruar me COVID-19 në një foshnjë”, tha drejtori i Departamentit të Shëndetit Publik të Illinois Dr Ngozi Ezike.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.” ka shtuar më pas ai.

Ezike tha se po zhvillohet një hetim për të përcaktuar shkakun e plotë të  vdekjes.

Zyrtari raportoi 465 raste të reja të virusit në Illinois, përfshirë 13 vdekje të Shtunën. Në total, shteti ka afro 3.500 infeksione.

“Mosha e rasteve varion nga më e reja se një deri në 99 vjet,” tha departamenti në faqen e tij të internetit.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, virusi ka infektuar më shumë se 663,000 në të gjithë botën, duke përfshirë 124.200  rastet në SH.B.A.

Deri më tani ai ka vrarë 30.820, përfshirë 2.100 në SH.B.A.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)