25 Maj 2018

SHBA dhuron donacion instrumente kirurgjike për Klinikën e ORL-së

Prishtinë, 25 janar - Klinika e  Otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,  ka pranuar një donacion me intrumente kirurgjike për Kirurgji të Qafës dhe Sinuseve Paranazale, nga “Brother’s Brother Fondation”  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Donacioni është  iniciuar dhe realizuar  nga Prof. Dr. EugeneMyers,  nga Qendra Mjekësore Universitare e Pitsburgut SHBA, falë bashkëpunimit  dhe mbështetjes të ofruar nga Ambasadorja  e Kosovës në SHBA, znj. Vlora Çitaku.

Profesor Myers,  ishte në vizitë në Kosovë dhe Klinikën e ORL-së,  vitin e kaluar, në  shoqërim dhe përcjellje të Prof. Adem Limanit, ku edhe mbajti një ligjëratë profesionale nga lëmi i Onkologjisë së Kokës dhe Qafës.

Që nga atëherë Prof. Myers,  premtoi se do të angazhohet për ta ndihmuar Klinikën ORL-së. 

SHSKUK dhe Klinika e ORL-së, falënderojnë  Prof. Myers, “Brother’s Brother Fondation” dhe Ambasadën e Kosovës në SHBA për realizimin e këtij donacioni të vlefshëm për Klinikën e ORL-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2018 - Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Drejtorisë së Arsimit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës mbahet aktiviteti i vrapimit të fëmijëve të lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në shënim të Dites Olimpike. (Kazerma e FSK, ora 9:00)

- Agjencia e Punësimit në bashkëpunim më Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të përfituesve të programeve aktive të tregut të punës, ku do të përfitojnë 270 punëkërkues. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me gjendjen e memorialëve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli merr pjesë në shpërndarjen e 90 pakove ushqimore për familjet në nevojë nga ana e organizatës Islamic Relief Kosova. (Gjilan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të klubit të futbollit “Drita” të Gjilanit, kampione e sivjetme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mbanë konferencën e rregullt javore. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Art and Community Center - Artpolis mban konferencë për medie lidhur me organizimin e edicionit të 6-të të festivalit më të madh feminist në Ballkan, FemArt. (Rings Restaurant, ora 12:00)

- Mbahet "Kumihimo Workshop"! në të cilen Hoko Tokoro, prezanton teknikën tradicionale Japoneze të quajtur Kumihimo, për krijimin e gërshetave me ngjyra nga fijet e mëndafshit. (Ambientet e Muzeut të Kosovësora 13:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! do të organizojë tryezën e titulluar "Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve", ku do jenë të ftuara subjektet politike në Kosovë. (Ambientet e Kuvendit)