29 Mars 2024

Sëmundjet e zemrës janë të parandalueshme

Gjenevë, 26  tetor - Kur një njeri pëson një goditje në zemër, kjo ndodh shpesh për shkak të bllokimit të një arterie.

Një radiografi e enëve të gjakut - ose Angiogram - zakonisht mund të zbulojë bllokimin që shkaktohet nga grumbullimi i pllakëzave të gjakut.

Por angiogramet jo gjithmonë zbulojnë problemet në arteriet e grave. Kjo i vë gratë në rrezik më të madh ndaj një goditjeje në zemër. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se sëmundjet e zemrës marrin  jetën e 18 milionë grave në vit.

Dhe kjo është një sëmundje që ka ndikim jo vetëm tek gratë e moshuara. Carrie Vincent pësoi një goditje në zemër pas lindjes së fëmijës së saj të parë, kur ishte 31 vjeç.

Kështu ajo dhe Irene Pollin krijuan shoqatën Motra për Motrën për ndërgjegjësimin e grave në lidhje me sëmundjet e zemrës. Kjo shoqatë inkurajon gratë të mësojnë rreth presionit të gjakut, nivelit të kolesterolit dhe faktorëve të tjerë të rrezikut për goditje në zemër.

\"Qëllimi është parandalimi i sëmundjes, që njerëzit të kuptojnë rrezikun e tyre, dhe se ata duhet të përpiqen për të njohur faktorët dhe pastaj të bëjnë diçka për t\'i shmangur.\" - thotë zonja Irene

Irene Pollin u lidh me kardiologët në spitalin Brigham të grave në Boston, ku Doktoresha Joanne Foody përqëndrohet në parandalimin e sëmumndjeve të zemërs, e cila thotë:

\"Tani ne e dimë se 95 për qind e sëmundjeve të zemrës, janë të  parandalueshme,duke eleminuar faktorët e rrezikut.\"

Kjo do të thotë të mos pihet duhan, të kontrollohet diabeti duke mbajtur një peshë normale, duke ngrënë ushqime të shëndetëshme, duke ushtruar 30 minuta çdo ditë  dhe duke pakësuar stresin.

Sëmundjet e zemrës prekin gjithnjë e më shumë gratë në vendet në zhvillim. Dr kardiolog Dariush Mozafarian fajëson për këtë edhe mbi peshën si një epidemi globale.

\"Njerëzit preken nga sëmundje kronike, jo sepse hanë shumë por sepse hanë ushqime me vlera të varfra. Ata dëmtohen më shumë nga ajo që nuk hanë.\" - thotë ai

Dr Mozafarian rekomandon dietë të pasur me peshk, drithëra, perime, vajra vegjetale dhe arra dhe duke zvogëluar sasinë e kripës dhe trans-yndyrnat.

Të dy mjekët rekomandojnë politika publike që përkrahin  shëndetin e zemrës, dhe, natyrisht, vizita të rregullta dhe ndërgjegjësim nëpërmjet programeve si të Irene Pollin dhe Kerri Vincentit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)