19 Mars 2024

Rritet vëllimi i punës në shërbimin e kardiokirurgjisë invazive në QKUK

Prishtinë, 22 maj - Qendra Klinike Universitare ë Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur së funksionalizimi 24-orësh i shërbimit të kardiokirurgjisë me kardiologji invazive në kuadër të QKUK-së, ka bërë që vëllimi i punës të rritet dukshëm dhe të shënohen  rezultatet që kanë reduktuar listat e pritjes.

Shpend Fazliu zëdhënës i QKUK-së ka thënë se në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive këtë vit janë realizuar 890 koronarografi, 490 procedura intervente-stentime. Intervenimi është realizuar edhe  tek 312 pacientë në fazën akute të infarktit të miokardit.

"Lista e pritjes për koronarografi nga 1052 pacientë, sa ka qenë para funksionalizimit 24-orësh,  ka zbritur në më pak se 500, ndërkohë  që prej javës së ardhshme fillojnë të  ftohen  pacientët që kanë bërë terminet  si raste jo emergjente gjatë vitit 2018. Ndërkohë,  nga 102 pacientë që ishin në listë për  stentim, tani janë në pritje 60 pacientë", ka thënë Fazliu.
 
Gjatë këtij viti në shërbimin e kardiokirurgjisë sipas tij janë kryer 80 operime, ndërkohë nga fillimi i punës së menanxhmentit të ri, 100 operimet e para elektive (jo urgjente)  pa vdekje, 0% mortalitet.

Fazliu ka shtuar se lista e pritjes nga 406 pacientë, me pritje nga viti 2015, është reduktuar, tani janë në pritje 120 pacientë,  nga janari i këtij viti (2018).

"Nga puna e kryer në kardiokirurgji dhe kardiologji invazive në QKUK, janë kursyer 3 milion euro që më parë shkonin  për trajtim të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore. "

"Po bëhen përgatitje intenzive për hapjen e sallës së dytë operative në kardiokirurgji  e cila do të ndodhë së shpejti, krahas kësaj, hapet edhe salla e dytë e mjekimit intensiv me katër shtretër", ka theksuar Fazliu.

Janë duke u bërë përgatitje intensive për hapjen e sallës së dytë të kateterizimit ( angiografi- koronarografi i ri) funksionalizimi i saj pritet brenda dy muajve të ardhshëm.

Menaxhmenti sipas tij po punon intensivisht  që  brenda këtij vitit  të hiqet lista e pritjes për operime kardiokirurgjike, ashtu edhe për koronarografi e stentim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)