29 Mars 2024

Rritet numrit i të infektuarve me AIDS

Gjenevë, 1 dhjetor - Në mbarë botën sot shënohet dita ndërkombëtare kundër Sidës, me qëllim të përhapjes së mesazhit se duhet të merren masa në parandalimin dhe trajtimin e njerëzve me këtë virus.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Evropa Lindore dhe Azia qendrore vazhdojë të tregojnë rritje dramatike të numrit të të infektuarve me HIV, me një përqindje të rritjes prej 250 % nga viti 2001 deri në vitin 2010.

Gjithashtu tregohet se 90% të rasteve të këtyre infeksioneve ndodhin në Rusi dhe në Ukrainë.

Në anën tjeter një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar, thotë se bota ka realizuar arritje të jashtëzakonshme gjatë vitit të fundit në luftën kundër virusit HIV, por nevojiten përpjekje më të mëdha për të ndaluar këtë epidemi globale.

Raporti, i përgatitur nën drejtimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, arrin në përfundimin se numri i infeksioneve të reja ka rënë 15 për qind gjatë dekadës së fundit. Po sipas raportit, ka pasur një rënie prej 22 për qind të vdekjeve nga SIDA gjatë 5 viteve të fundit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun thotë se bota është tani në gjendje ta ndalë këtë epidemi, por ai u bëri thirrje donatorëve ndërkombëtarë të përmbushin nevojën për 24 miliardë dollarë në vit për të financuar plotësisht nismat globale.

Raporti i publikuar në prag të Ditës Ndërkombëtare të SIDA-s, përllogarit se sot në botë ka 34 milionë vetë që jetojnë me virusin HIV.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)