16 Prill 2024

Rritet numri i viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi

Vuhan, 25 shkurt - Ka ndryshuar sërish bilanci i personave të prekur dhe viktimave nga koronavirusi. Në Kinë 71 persona të tjerë humbën jetën duke e çuar në 2663 numrin total të vdekjeve nga koronavirusi.

Gjithashtu është rritur edhe numri i të infektuarve ku janë regjistruar 508 raste të reja duke e çuar në 77,658 numrin e personave të prekur që nga shfaqja e parë e virusit.

Nga ana tjetër 2.589 persona u shëruan nga virusi vdekjeprurës. Nga vdekjet e reja në Kinë, 68 janë rregjistruar në rajonin e Hubei-t, dy në Shandong dhe një në Guangdong.

Edhe në Korenë e Jugut raportohet për një përkeqësim të situiatës. Korea e Jugut është vendi i dytë në botë i prekur nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve shëndetësore janë rregjistruar 60 raste të reja të infektuara duke e çuar në 893 numrin e personave të infektuar në Korenë e Jugut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)