20 Prill 2019

Rritet numri i operacioneve në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare

Prishtinë, 17 mars - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka bërë të ditru se Klinika e Kirurgjisë Vaskulare ka rritur dukshëm vëllimin e  punës, që ka ndikuar edhe në shtim të numrit të operacioneve. Në këtë klinikë, përveç operacioneve të rëndomta, po kryhen edhe operacione specifike.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, dr. Hajriz Rudari, thotë se në këtë klinikë ka filluar rritja e numrit të operacioneve, krahasuar me vitin e kaluar, me një përqindje më të madhe. 

Sipas tij, përveç kësaj, po punohet  që pacientët të mos kërkojnë trajtim jashtë vendit, për rastet, të cilat mund të kryhen edhe në QKUK.

“Edhe kushtet kanë filluar të përmirësohen, prandaj pacientët mos të hezitojnë të vijnë dhe të kërkojnë shërbimin. Në bazë të statistikave, kemi kryer 80 operacione më shumë, për të njëjtën kohë, sesa në dy muajt e parë të vitit të kaluar. Në periudhën janar-shkurt të vitit 2018, janë kryer 100 operacione, kurse në këtë vit, për periudhë të njëjtë kohore, janë realizuar 180” theksoi drejtori Rudari.

Ai thotë se tashmë puna është lehtësuar, meqë ka ardhur edhe ultrazëri i ri, i cili ka një rol jashtëzakonisht të madh në trajtimin e rasteve.

Një nga operacionet e fundit specifike  që është kryer me sukses, është edhe operacioni tek një paciente e moshuar, tek e cila është  kryer  bypass arteria e poplitealis në këmbën e majtë.

Dr. Luzim Vokrri, i cili ka kryer operacionin bashkë me ekipin mjekësor të kirurgjisë vaskulare dhe ata të Klinikës së Anestezionit,  u shpreh se ky operacion është bërë me mjaft sukses tek një paciente e moshuar, e cila, krahas mbylljes së arterieve të gjakut në ekstremitetet e poshtme, në këmbë, ka edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Pacientja është diabetike,  ka diabet më shumë se 30 vjet, në momentin kur ka ardhur tek ne,  ka ardhur në stadin e katërt të sëmundjes. Domethënë, në këmbën e majtë  ka pasur plagë, ndërsa në gishtin e këmbës së majtë ka pasur gangrenë, domethënë është stadi përfundimtar, kur indet e buta pothuajse vdesin” u shpreh dr. Vokrri.

Sipas tij,  për operacion është vendosur pasiqë  enët e gjakut, prej gjurit deri të zogu i këmbëve, ishin të mbyllura dhe ishte vendosur të bëhet bypass.

Ai  thekson se tani pacientja gëzon shëndet të mirë dhe nëse  nuk do ta realizohej bypass, është dashur t’i bëhej prerja e këmbës deri në gju.

Pacientja më parë ishte vizituar edhe tek mjekët në Shkup, të cilët i kishin thënë se nuk kishte zgjidhej tjetër, përveç amputimit të këmbës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)