18 Prill 2024

Rritet numri i koronarografive dhe stentimeve në QKUK

Prishtinë, 13 maj - Shërbimi i Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës ka rritur theksueshëm numrin e trajtimit të rasteve me probleme në zemër, pas vendimit për shërbim 24 orësh nga shkurti i vitit të kaluar.

Brenda 3 muajve të parë të vitit 2019 mjekët specialistë kanë vendosur 507 stenta tek pacientët, dyfish më shumë se në vitin 2018, i cili, për këtë periudhë kohore, arrinte në 285 sosh.

Drejtori i Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, Tefik Bekteshi, pret që shifrat për rastet e intervenimeve të tilla të jenë më të mëdha këtë vit.

Në vitin 2018 kardiologët kanë bërë 1640 stentime.

“Ka një progres të numrit të trajtimit të rasteve këta tre muaj. Besoj që me këtë trend do t’i tejkalojmë numrat e vitit të kaluar nga aspekti i diagnostikës, domethënë angiografisë koronare, por  edhe nga aspekti i stentimeve në infarktin akut të miokardit, çka është edhe synim i këtij institucioni”, thotë Bekteshi.

Sipas raportit 3 mujor të punës për vitin 2019, në QKUK janë kryer edhe 719 koronarografi, derisa vitin e shkuar 543.

Kardiologu Bekteshi thotë se listë klasike të pritjes për koronarografi nuk ka.

Megjithatë, ai u tërheq vërejtjen mjekëve, të cilët, sipas tij, shpeshherë kërkojnë koronarografi pa nevojë dhe kështu zgjasin pritjet për pacientët.

Me hapjen e sallës së dytë, brenda pak muajsh, Bekteshi shpreson që lista e pritjes të bie deri në 3 javë.

“Pritet të biem në nivel të pritjes më së shumti 15 deri në 20 ditë, duke potencuar se rastet akute shkojnë përmes rrugës tjetër, shkojnë përmes shërbimit të njësisë koronare, përmes Klinikës së Kardiologjisë”, pohon Bekteshi.

Në Klinikën e Kardiologjisë Invazive, gjatë vitit 2017 janë vendosur 768 stenta për 651 pacientë, gjersa janë realizuar 1114 koronarografi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)