17 Gusht 2022

Rriten rastet me koronavirus

Gjenevë, 4 korrik - 2 vjet e gjysmë pas shfaqes së virusit Covid-19, bota po përballet me variante të reja dhe me një rritje të infeksioneve.

“Ne jemi në një situatë të keqe për momentin. Është shumë shkatërruese për shoqërinë dhe disa po vuajnë efekte të rënda”, thotë profesorja e shëndetit publik në Universitetin e Edinburgut Linda Bauld.

Pas rritjes së papritur të infeksioneve është edhe dalja e nënvariante të reja të Omicron të quajtura  BA.4 dhe BA.5. Këto dy forma të virusit janë teknikisht nën-variante të Omicron.

Prof Danny Altmann, një imunolog në Kolegjin Imperial në Londër thotë se është tronditëse se sa shumë virusi është në gjendje të ndryshojë duke krijuar variante të reja dhe vazhdon të na infektojë.

Ai kujton momentin kur pa analizën e parë shkencore të Omicron dimrin e kaluar: Ndjeva sikur sapo kisha parë filmin horror më të keq në planet dhe megjithatë ai vazhdon të përhapet.

BBC News shkruan se ne tani po hyjmë në një valë tjetër të përhapjes së Covid-19. Aftësitë ngjitëse të nën-varianteve të reja kur imuniteti i trupit tonë është i dobët do të thotë se mundësitë e infektimit me Covid-in të jenë më të mëdha.

“Ky virus vazhdon të na befasojë në mënyra të pakëndshme”, thotë Prof Mark Woolhouse, i cili studion shpërthimet e sëmundjeve në Universitetin e Edinburgut.

Vendimi i madh do të jetë rreth programit të vaksinimit përpara dimrit të ardhshëm, kush do të vaksinohet dhe po aq e rëndësishme me çfarë?

Si Pfizer ashtu edhe Moderna kanë njoftuar vaksina të përditësuara që synojnë Omicronin origjinal, por ky është tashmë një variant i vjetër pasi kanë dalë nënvariante të reja të tij

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)