28 Mars 2024

RrGK kërkon t’u hiqet licenca infermiereve dhe të marrin dënimin meritor

Prishtinë, 2 nëntor - Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me shqetësim po përcjellë rastin që ndodhi në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

Përmes një videoje të shpërndarë sot në media shihet se disa nga infermieret e punësuara në këtë qendër përkujdesjeje dhunojnë dhe malltretojnë një grua në moshë.

Pëveç kësaj, infermieret e tjera në asnjë moment nuk ndërhyjnë por mbështesin kolegen e tyre duke xhiruar dhe qeshur.

RrGK përmes këtij reagimi kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që t’u hiqet licenca të gjitha infermiereve të përfshira.

Gjithashtu, RrGK kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të largojë licencën e operimit të qendrës “Orenda”, pasiqë shihet se sipas rastit të fundit, në këtë qendër ndodhë keqtrajtimi me persona të moshuar.

Përveç kësaj, RrGK fton Policinë e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi të plotë duke arrestuar të gjitha infermieret e pranishme dhe fton të gjitha organet e tjera të drejtësisë që të hetojnë rastin me përgjegjësi të plotë dhe që infermieret të cilat ushtrojnë dhunë të marrin dënimin meritor.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës neni 184 “Kur vepra penale kryhet ndaj viktimës së ndjeshme [...] kryesi dënohet me: burgim deri në tre (3) vjet për veprën penale ose burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet”.

Përveç kësaj, KPK neni 195, “Personi zyrtar i cili duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij e keqtrajton, frikëson ose fyen rëndë dinjitetin e personit tjetër, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet burgim”.

RrGK bën thirrje që gjatë punës me viktimën e moshuar, institucionet të kenë një qasje me fokus ndaj viktimës dhe që e njëjta të marrë ndihmën e duhur dhe të nevojshme.

Gjithashtu, RrGK do të monitorojë reagimin e institucioneve ndaj këtij rasti dhe mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 038 245 850.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)