28 Mars 2024

QKUK trajton 141 pacientë me COVID-19

Prishtinë, 3 korrik - Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se, në repartet e saj, janë të shtrirë 141 pacientë me sëmundjen COVID-19.

“Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 112 raste me Covid-19, në pulmologji 20 pacientë kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë”, thuhet në njoftim.

Në Klinikën Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

​“Prej tyre, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator”, thuhet në njoftim.

​Nga Klinika Infektive janë lëshuar 5 pacientë, 3 prej të cilëve me COVID-19, por me gjendje stabile klinike dhe 2 të shëruar nga sëmundja.

Në bazë të të dhënave të fundit numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 3,064. Prej tyre, 55 pacientë kanë vdekur dhe 1,707 janë shëruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)