19 Prill 2024

QKUK së shpejti me shërbim modern të intensives qendrore

Prishtinë, 13 tetor - Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dr. Basri Sejdiu,  bashkë me përfaqësues nga  sektorët teknik, sektorin e pajisjeve mjekësore dhe Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv Qendror, ka pritur në takim pune përfaqësuesit e TIKA-s  turke,  organizatë kjo e cila  është në finalizim e sipër të  realizimit të projektit për intensiven e re qendrore  të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Burak Ceran, koordinator i TIKA-s  për Kosovë, ka njoftuar dr. Sejdiun, se projekti është drejt finalizimit dhe hapësirat shumë shpejtë do të jenë gati për të nisur punën.

Sipas tij, tani kanë arritur edhe paisjet mjekësore dhe shtretër dhe hapësirat veçse janë kompletuar, por kanë mbetur edhe disa detaje të tjera si kyçja në sistemin e oksigjenit qendror, e poashtu  caktimi i stafit infermieror nga QKUK.

Sipas tij, përmes këtij investimi po krijohen kushte modern për punë për pacientët dhe stafin shëndetësorë.    

Ai kërkoj nga Ud. Drejtori i SHSKUK-së, përkrahje në mënyrë që projekti të finalizohet sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Dr. Basri Sejdiu, Ud. Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, falënderoi përfaqësuesit e TIKA për investimin e bërë, e përmes tyre tërë shtetin e Turqisë, duke shtuar  se përmes këtij investimi janë krijuar kushte moderne për punë për stafin, por do të mundësohet edhe mjekimi modern me infrastrukturë dhe paisjet më moderne.

Ndërkohë, sa i përket kërkesës për staf shtesë  të infermierëve, dr. Sejdiu, tha se ka biseduar për këtë çështje direkt me Ministrin  e Shëndetësisë dhe ka premtime dhe sinjale pozitive që në koordinim edhe me Ministrinë e Financave, do të lejohet stafi shtesë dhe do të mundësohet  jetësimi praktik i hapësirave të intensives së re qendrore për QKUK.

Në takim të përbashkët, të dy palët u pajtuan që përmes komisioneve dhe takime të përbashkëta të finalizohet dhe të vihet në funksion sa më shpejtë që të jetë i mundur shërbimi i ri intensives qendrore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)