19 Mars 2024

QKUK-së i dhurohet donacion aparati Plazma Foreza

Prishtinë, 3 qershor - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) sot për herë të parë është pajisur me aparat Plazma Foreza, donacion i firmës Gambro nga Suedia.

Ky aparat ka  funksion  terapeutik për 50 lloje  të sëmundjeve, para se gjithash e bënë dilazën akute, plazmoforezen, sespsat e ndryshme, disa sëmundje neurologjike dhe helmimet e ndryshme.

Pranim-dorëzimi i aparatit është bërë në prani të ambasadores së Susedisë në Kosovë, Ingrid Johanson, drejtorit ekzekutiv, Ali Sadriu, përfaqësuesve të firmës Gambra dhe punëtorëve shëndetësorë.

Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i QKUK-së, falënderoi shtetin suedez për ndihmat e deritanishme, me theks të veçantë për dhurimin  e këtij aparati, i cili do t’i ndimoj shumë QKUK-së për trajtim të pacientëve.

Ambasadorja  Johanson, tha se është e vëtëdijshme për nevojat e mëdha që ka QKUK, prandaj është dhuruar ky aparat, i cili është i teknologjisë së fundit dhe do t’i hyj në punë  QKUK-së.  

Në anën tjetër, Gazmend Boshnjaku, përfaqësues i fimrës suedeze Gambra për Kosovë, tha se pas studimit të gjendjes në QKUK, kanë vendosur që pikërisht të ndajnë këtë aparat për nevojat të Mjekimit Intensiv Qendror, kurse me të do mjekohen një numër i madh i sëmundjeve, të cilat në mungesë të këtij aparati s’kanë mundur të trajtohen deri tani.

Ai premtoi se në një të ardhme të afërme do dhurojnë edhe një aparat të tillë për nevoja të shërbimit të hemodializës. Firma e cila ka dhuruar donacionin do të bëjë trajnimin e mjekëve që do punojnë me këtë aparat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)