19 Prill 2024

QKUK po hulumton rastet në klinikat kirurgjikale

Prishtinë, 12 shtator - Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës , dr. Curr Gjocaj,  gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim pune  me drejtorët e klinikave kirurgjikale, anesteziologët , zyrtarë të barnatores qendrore dhe sektorit teknik.

Në takim  u diskutua në lidhje  me punën  në bllokun operativ kirurgjikal, me theks të veçantë në lidhje me rastet e fundit të raportuara nga klinikat përkatëse, si komplikime të mundshme të gjendjes shëndetësore  të disa  pacientëve pas  operacionit,  të ndodhura në ditët  e fundit.

Pas diskutimeve që u bënë sot, por edhe konsultimeve të ditëve të kaluara,  u vendos që përmes komisioneve të formuar nga QKUK lidhur me këtë çështje, të bëhen hulumtimet e detajuara të bazuara në raporte profesionale përkatëse.

Pas kryerjes së punës së komisioneve profesionale lidhur me çështjen,  QKUK do dalë me konstatimin përfundimtar.

Deri atëherë mbetet që  komisionet përkatëse profesionale të kenë hapësirën e duhur për punën e tyre të pavarur.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)