20 Prill 2024

QKUK: Përforcohen shërbimet në Institutin e Anatomisë Patologjike

Prishtinë, 19 janar - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka ndërmarrë hapa konkret për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Institutin e Anatomisë Patologjike. 

Shpend Fazliu zëdhënës i QKUK-se ka thënë se Drejtoria e Ekzekutive, ka ndërmarrë masa, duke sjellë përforcime  në kuadro në këtë Institut, në mënyrë që të shkurtohet në masë të madhe pritjet për analizat e biopsisë dhe të avancohet puna  në Institutin e Imunohistokimisë.

\"Në Institutin e Patologjisë, QKUK ka angazhuar Mr.sci.dr Fisnik Kurshumliu, specialist i Anatomisë Patologjike dhe asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës\", ka thënë Fazliu.

Dr Kurshumliu, sipas tij është angazhuar për ngritjen e cilësisë së punës në Institutin e Histopatologjisë, meqë ka përfunduar disa trajnime jashtë vendi dhe ka përvojë në laboratorët ndërkombëtarë.

\"Me angazhimin e tij, do të shtohet cilësia e punës sa i përket imunohistokimisë si teknikë e nevojshme për diagnostikimin histopatologjik.\"

Ai ka qenë pjesëmarrës i shumë konferencave ndërkombëtare dhe ka kryer trajnime në shumë vende të botës, si në Austri, Danimarkë, Greqi dhe vende të tjera.

QKUK, do të vazhdojë të kërkojë kuadro të reja, në mënyrë që të shtohet kualiteti i shërbimeve shëndetësore për pacientët që kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)