28 Mars 2024

QKUK: Për nëntë muaj Klinika e Onkologjisë me 1.128 raste

Në Klinikën e Onkologjisë Mjekësore të Qendrës Klinike  Universitare të Kosovës,  në nëntëmujorin e  vitit 2017, ka pasur  1.128 raste të trajtuara nga kanceri.

QKUK njofton se gjatë tremujorit të tretë  të vitit 2017,  kanë qenë  363 raste të reja me kancer (tremujori i tretë i vitit 2016,  kanë qenë 287 raste pra, 76  raste më shumë,  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016,  një rritje prej 20.9%).

Në vitin 2017, Klinika e Onkologjisë,  ka funksionuar me kapacitet të plotë, duke pasur në funksion të gjithë aparaturën dhe me  shfrytëzueshmëri të shtretërve 100-200 % (një shtrat është shfrytëzuar nga 1 deri 2 pacientë në ditë), duke ofruar shërbime të kimioterapisë venoze, intrapleurale dhe intratekale, radioterapisë, transfuzionit, mjekimit ditor suportiv dhe mjekimit paliativ ditor.

Kjo klinikë gjatë këtij viti ka ofruar shërbime për të gjithë pacientët e Kosovës. Shërbime janë ofruar edhe  për pacientët   nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja: pacientëve nga këto regjione ju janë ofruar të gjitha shërbimet (kimioterapi, radioterapi, transfuzion, mjekim ditor suportiv dhe mjekim paliativ ditor).

Sipas raportit, kimioterapia ka pasur 120-210 pacientë në ditë, derisa asnjënuk ka qen pacient i udhëzuar jashtë vendit për trajtim me kimioterapi. Po ashtu ka pasur rreth 40 000  shërbime, rreth 7 000  kontrolle mjekësore, rreth 6500  aplikime të mjekimit venoz ditor, rreth 5 500  kimioterapi të aplikuara.


Radioterapia
"Aparatura e radioterapisë ka pasë defekte relativisht të shpeshta dhe këto defekte në tremujorin e dytë kanë bërë që numri i shërbimeve të jetë më i vogël dhe të mos i përmbush kënaqshëm nevojat e pacientëve dhe listat e pritjes të jenë më të gjata për trajtim kurativ, kurse për trajtim paliativ të vazhdojnë normalisht", thuhet ne raport.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)