29 Mars 2024

QKUK, për herë të parë vënia e stendes në arteriet e zemrës

Prishtinë, 29 prill - Në Klinikën Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot  për herë të parë ka filluar vendosja e stendave në arteriet e zemrës. 

Fillimisht  vendosja e stendave është bërë  tre pacientëve, të cilët pas vendosjes së stendave janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërhyrjen e kanë kryer, dr. Basri Sejdiu dhe dr. Tefik Bekteshi, të asistuar nga kryeinfermierja Alberie Thaçi.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Bujat Bukoshi, ka çmuar lartë profesionalizmin e mjekëve të QKUK-së, duke e vlerësuar këtë si  sukses të gjithë shëndetësisë kosovare.

Ai ka premtuar mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Shëndetësisë për  QKUK, duke sqaruar se që në fillim të mandatit të tij, po angazhohet për përmirësime të vazhdueshme.

Ai tha se do angazhohet që po ashtu, të ketë furnizim më të mirë me barna dhe material shpenzues për QKUK.
 
Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Ali Sadriu, po ashtu vlerësoi punën e mjekëve  për fillimin e  vendosjes së stendave, duke shprehur përkrahen e tij për punën profesionale të stafit shëndetësor të QKUK-së.

Sadriu tha se që na koha e zgjidhjes së tij në postin e drejtorit ekzekutiv në QKUK, është angazhuar dhe po angazhohet që të vë në funksion shërbime të reja në QKUK, në mënyrë që pacientët  të mos kenë nevojë të dalin jashtë Kosove.

Pacientët e parë që u janë vënë stendat janë: Muhamet  Sinani(1969)nga Vushtrria, Habib Meholli (1952) Mitrovicë dhe Fadil Tahiri(1960) nga Prishtina.  

Vendosja e stendeve do vazhdoi edhe ditëve në vijim, kurse punën do ta kryejnë ekipi i mjekëve të specializuar nga Klinika Interne e QKUK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)