29 Mars 2024

QKUK, për herë të parë kryhet procedura e venografisë me CT

Prishtinë, 21 maj - Në Diagnostikën e radiologjisë intervente, degë e Klinikës së Radiologjisë të  Qendrës Klinike Universitare të Kosovës e cila vepron në kuadër të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, për herë të parë është kryer  një procedurë e re, që më parë nuk ishte realizuar tek ne.  

Bëhet fjalë për procedurën e vizualizimit të enëve venoze të gjymtyrëve të poshtëm tek pacienti mashkull 32 vjeçar, e cila njihet si  venografi me tomografi të kompjuterizuar(CT) të cilën e ka kryer ekipi që udhëhiqet nga dr. Bujar Gjikolli.

Ekipi mjekësor  përbëhej nga Dr. Bujar Gjikolli,  bashkë me Dr. Edona Sopaj, teknik Ismet Asllani  dhe tekniken Fatime Sadiku,  arriti të ndihmoj në diagnostikimin e saktë të gjendjes së venave tek pacienti që vuante nga problemet me venat e këmbës së djathtë dhe parandaluan nevojën për shpenzime të larta të diagnostikimit jashtë vendit.

Në botën moderne  para shumë vjetëve  është ndërprerë praktikimi  i metodës klasike të vizualizimit të venave të gjymtyrëve e cila njihej si  flebografia dhe tani diagnostikimi i venave po realizohet me tomografi të kompjuterizuar.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)