20 Prill 2024

QKUK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Autizimit

Prishtinë, 30 maj - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Shoqata “Autizimi”, kanë lidhur një marrëveshje të bashkëpunimit,  e cila për qëllim lehtësimin e realizimit të projektit për vetëdijesimin e personelit shëndetësor nëpër institucione shëndetësore për Çrregullimin e Spektrit të Autizimit, e zbatuar nga Shoqata “Autizmi” dhe organizata Save the Children in Kosova.
 
Marrëveshje është nënshkruar nga drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu dhe znj. Nora Sherifi nga Shoqata “Autizimi”.
 
Kjo marrëveshje është lidhur duke pasur parasysh situatat kur personat me autizëm ballafaqohen me probleme shëndetësore dhe kanë nevojë për shërbime shëndetësore.
 
SHSKUK do të bëjë  lehtësimin,  koordinimin  e procesit të organizimit të sesioneve informuese nga Shoqata “Autizmi”. Seancat kanë  të bëjnë me qasjen e personelit shëndetësor të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës ndaj personave me autizëm.

Sesionet informuese do t’i ofrohen personelit shëndetësor në Repartin e Pediatrisë dhe atë të Emergjencës të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)