29 Mars 2024

QKUK ka realizuar 187.196 vizita mjekësore

Prishtinë, 14 tetor - Sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosvës (QKUK) Drejtori Ekzekutiv, Ali Sadriu, ka mbajtur një konferencë për media, me ç’rast është prezantuar puna e deritanishme.

Sadriu, bëri të ditur se deri tani, janë kryer 187.196 vizita mjekësore në ambulancat specialistike  dhe repartet e QKUK-së, po ashtu, janë kryer  90.833 operacione në tërë QKUK.

Sipas tij, në Klinikën e Gjinekologjisë janë kryer 8.013 lindje, 2.135 prej tyre me operacione, kurse në Dializë, 17.458 dializa.

Aktualisht QKUK ka në dispozicion 1.964 shtretër, pasi që  disa klinika dhe reparte janë në renovim, kurse në tërësi QKUK ka 2.054 shtretër.

Ai tha se në QKUK, ka mungesa nga lista esenicale e barnave, kurse ka pasur  blerje nga QKUK  prej kursimeve buxhetore.

Sadriu, pohoi se nga të dhënat e siguruara nga barnatorja qendrore, figuron se furnizimi me barna nga lista esenciale është 59%, me citostatik 43%, me material shpenzues 56.7%.

Drejtori i QKUK-së, bëri të ditur se në QKUK janë kryer investime kapitale si  në  pajisje mjekësore, është renovuar Klinika e Pediatrisë në tërësi, po vazhdon renovimi i Kulmit të Klinikës  së Kirurgjisë , Pulmologjisë, Ortopedisë, Dermatologjisë dhe Kardiokirurgjisë. 

Sipas tij, po kryehet edhe klimatizimi dhe ventilimi i sallave të operacioni, Rrejeti i ujit të ngrohtë, sistemi i oksigjenit, ka përfunduar renovimi i nyjeve sanitare nw  Dermtaologji, Pulmologji, Interno, Emergjencë, kurse   projekti vijon nw klinikat tjera. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)