19 Prill 2024

QKUK-ja, nuk i ka borxhe Termokosit!

Prishtinë, 7 dhjetor - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) sqaron opinionin publik se të dhënat e publikuara nga ana e Termokos, ku thuhet se Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht QKUK ka borxh prej 743.000 euro, janë të pavërteta. 

QKUK-ja, nga vitit 2002 e tutje nuk ka borxh asnjë faturë të Termokos dhe është parapagues i rregullt. Shërbimi i financave në QKUK, posedon pagesat, në bazë të cilave, QKUK është  100.000 euro parapagim për këtë vit, sipas kërkesës nga Termokos.

Borxhi në të cilin aludon Termokos, i takon periudhës 2000- 2002 dhe është fituar në kontest gjygjësor, në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Prishtinë.

Më datën 26.04.2010, Gjykata në fjalë mori aktgjykimin përmes së cilës, refuzohet si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit Ngrohtorja e qytetit Termokos, sh.a. Prishtinë, e cila kishte kërkuar që në emër të  borxhit, t\'ia paguajë shumën prej 742.649.45 euro me kamat në lartësi 3.5 në vit.

\"Ju bëjmë me dije se QKUK-ja, këtyre ditëve është duke u furnizuar me ngrohje vetëm në orët e mëngjesit, furnizim ky që nuk i përmbush nevojat e pacientëve që trajtohen në QKUK.\"

QKUK apelon tek zyrtarët e Termokos, që të sigurojnë ngrohje 24-orë për QKUK, përndryshe puna në sallat operative dhe në shumë shërbime të tjera do të vështirësohet në mungesë të ngrohjes. QKUK-ja, nuk ka alternativë tjetër të ngrohjes, pasi që rrjeti elektrik është i ngarkuar dhe nuk përballon ngrohjen me rrymë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)