19 Prill 2024

QKUK furnizohet me kontingjentin e parë të pajisjeve mjekësore

Prishtinë, 3 shtator - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), sot është pajisur me kontingjentin e parë të paisjeve mjekësore në të cilën përfshihen dhjetëra paisje mjekësore që do të shërbejnë për ambulancat specialistike dhe klinikat e QKUK-së. Ky është kontingjenti i parë i pajisjeve mjekësore në kuadër të vlerës prej 3.5 milionë të parapara për këtë vit për blerje të pajisjeve mjekësore.

Me rastin e dorëzimit të këtyre pajisjeve, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Uran Ismaili, tha se ka filluar të bëhet modernizimi i shërbimeve e që do të mundësohet edhe përmes paisjve të reja mjekësore e që kanë munguar për kohë për kohë të gjatë .

“Sa herë që është përballë qytetari me shërbime shëndetësore, mjekët nuk kanë mundur të japin shërbimin kualitativ në mungesë të pajisjeve, pacientët është dashur të paguajnë vetë.Duke marrë pajisje të reja, po mundeni të ofrojmë shërbime që nuk  i kemi pasur, të përmirësojmë shëndetin e pacientëve dhe  ekonomive familjare, pacientët  nuk shpenzojnë dhe nuk enden vërdallë,  kjo është faza e parë  e dorëzimit të paisjeve në vlerë 3.5 milionë euro” theksoi Ministri Ismaili.

Sipas tij,  do vazhdohet  me fazën dytë, do të ngriten niveli i  shërbimeve.  Ministri Ismali, mes tjerash tha se ka pasur paisje endoskopike që përkundër që për 3 vjet ishin bërë kërkesat nga klinikat, nuk ka pasur blerje dhe  tashmë ato tani janë blerë. Ai shpjegoi se  në muajt në vijim do të ketë edhe blerje të tjera të paisjeve, në mënyrë që pacientët të marrin shërbimet në QKUK dhe mos kenë nevojë të dalin jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Dr. Basri Sejdiu, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK, tha se me këto pajisje  puna është  më lehtë,  pacienti fiton shërbime kualitative dhe profesionale, kursehet xhepi i pacienti  dhe buxheti Ministrisë dhe SHSKUK.

“ Me këto pajisje bëhet  e mundur që  patologjitë të trajtohen  brenda institucione tona, kjo  është politikë e  jona, gjitha nevojat e pacientëve të trajtojnë  brenda institucioneve publike, jemi në rrugë të mirë të furnizohemi  me pajisje kualitative “ përfundoi drejtori Sejdiu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)