16 Prill 2024

QKUK: Bashkohet shërbimi i Neonatologjisë

Prishtinë, 24 shtator - Sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është mbajtur mbledhja e radhës  e Këshillit Profesional të cilën e përbëjnë drejtorët e klinikave dhe instituteve të QKUK-së.  Në këtë takim mes tjerash është diskutuar për formimin e njësisë së veçantë të Neonatologjisë.

Aktualisht, ekzistojnë dy reparte të ndryshme të Neonatologjisë, njëri në Klinikën e Pediatrisë dhe tjetri në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike.  Mujë Shala, Shef i Repartit të Neonatologjisë në Klinikën e Pediatrisë, paraqiti nevojën e formimit të Klinikës së Neonatologjisë dhe bashkimin e dy reparteve që aktualisht funksionojnë si të ndara. 

Sipas tij, me formimin  e kësaj klinike do të trajtoheshin të porsalindurit parakohe nga e tërë Kosova dhe ata persona që janë lindur me peshë trupore të vogël që kërkojnë trajtim special.

Si arsyetim tjetër  Muja, propozoi që dy njësitë që deri tani kanë punuar si të ndara, të organizojnë stafin dhe punën bashkërisht, mirëpo për shkak të mungesë së hapësirave fizike të vazhdojnë  tash për tash punën aty ku janë, deri në ndërtimin e një hapësire të përbashkët dhe në shqyrtimin e infratruktures ligjore dhe Statutit të QKUK-së.

Anëtarët e Këshillit Profesional, përkrahën njëzëri këtë iniciativë, duke e vlerësuar si të qëlluar.  U morr vendim që fillimisht këto dy njësi të organizojnë bashkërisht punën, e më pas të vendoset rreth fatit të tyre. Deri tani, janë lajmëruar disa donatorë që kanë shprehur interesimin e tyre për të ndërtuar një hapësirë e cila do të shërbente për nevoja të shërbimit të Neonatologjisë.

Po ashtu, në mbledhjen e Këshillit Profesional, u bisedua për trajtimin e rasteve kome vigjile.  Në emër të Komisionit i cili ishte formuar për të vendosur rreth trajtimit të rasteve të tilla, foli Nexhmedin Shala, nga Klinika e Neurologjisë,  i cili tha se komisioni pas disa mbledhjeve dhe takimeve, ka vlerësuar si të nevojshme formimin e një Qendre Rehablituese bë kuadër të QKUK-së, e cila do të ishte nën menaxhim të Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilituese. Sipas tij, deri në ndërtimin e një qendre të tillë, QKUK-ja, duhet gjej një zgjidhje.

Në mbledhje u diskutua edhe për  sukseset, problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen klinikat e QKUK-së. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)