24 Prill 2024

QKMF në Skenderaj përfiton shtretër modernë nga Austria

Prishtinë, 13 qershor - Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare në Skenderaj ka përfituar shtretër modern donacion nga Austria. 

Donacioni ka ardhur nga organizata austriake “Lasarus Hilfswerk Lichtenstein e V” me inicjativë të infermierit të QKMF-së Blerim Fazliu.

Ky donacion për  këtë isnstitucion publik shëndetësor është realizuar përmes përfaqsuesve të Ambasadës së Kosovës në Vjenë Valbona dhe Visar Rreci.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Skenderaj Enver Gashi, në emër të Komunës së Skenderaj i ka falenderuar përfaqsuesit e organizatës austriake Johannes Ruding dhe Erdtner Hans-Jorg, për dhurimin e shtretërve për QKMF-në, si dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë mundësuar sjelljen e tij  në Skenderaj.

QKMF në Skenderaj, tashmë ka një objekt shumë modern në shërbim të qytetarëve të Skenderajt, donacionet si ky i organizatës austriake i ndihmojnë stafit mjekësor në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për pacientët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)