18 Prill 2024

QKMF 11 nga sot ofron kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike

Prishtinë, 1 mars - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Drejtoria e Shëndetësisë ka marr vendim që të ofrohet kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike me ç ‘rast nga 5 ditë pune sa ishte më herët duke filluar nga sot ky shërbim do të ofrohet 7 ditë në javë nga ora 07:00-19:00 në QKMF 11.  

Gjithashtu komuna ka njoftuar që Kryetari Rama së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë Izet Sadiku do ta vizitojnë QKMF 11 në lagjjën e Muhaxherëve me rastin e ofrimit të këtij shërbimi për të parë nga afër kujdesin që u ofrohet qytetarëve të Prishtinës, gjegjësisht pacientëve me sëmundje kronike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)