18 Prill 2024

Qeveria ndau mjetet për dezinsektimin e hapësirave nga ethet hemorragjike

Prishtinë, 28 prill - Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së sotme, miratoi vendimin për ndarjen e mjeteve prej 350 mijë euro për dezinsektimin e hapësirave të ekspozuara për ethet hemorragjike Krime-Kongo.
 
Qeveria miratoi edhe kërkesën për ndarjen e mjeteve prej 432 mijë euro për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedheve për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
 
Ministri i Shëndetësisë tha se ndarja e mjeteve është një hap i qëlluar dhe me kohë, sepse dezinsektimi i hapësirave në zonat endemike në Kosovë që preken nga sëmundja e etheve hemorragjike Krime-Kongo është një veprim shtesë i veprimeve që ndërmerren nga të gjitha institucionet, qoftë ato lokale dhe qendrore.
 
Kryeministri Isa Mustafa kërkoi nga ministrat përkatës, ai i Shëndetësisë dhe i Bujqësisë, që të veprojnë sa më shpejt në kontraktimet e nevojshme për kryerjen e dezinsektimit të hapësirave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)