19 Prill 2024

Qeveria miratoi vendimin e shtesave mujore për personelin shëndetësor

Prishtinë, 29 korrik -  E drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 18-të të rregullt, në të cilën ka miratuar vendime dhe politika të fushës së përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Kabineti qeveritar ka miratuar në parim nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe mes Republikës së Kosovës, Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shuma e përgjithshme për vitin 2020 në këtë program, është 1,270,589 euro (një milion e dyqind e shtatëdhjetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë e nëntë).

Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme, është vendosur norma e tatimit të akcizës në duhan sipas kalendarit, që fillon nga 48 euro për kilogram që do të zbatohet nga data 1 shtator e këtij viti, ndërsa nga 1 janari i 2021 do të jetë 49 euro, nga 1 janari i viti 2022 51 euro, nga 1 janari i viti 2023 do të jetë 53 euro dhe nga 1 janari i viti 2024 55 euro për kilogram.

Është miratuar edhe vendimi për hartimin e Programit për Reforma Ekonomike 2021-2023. Ky program do të përgatiti nga Qeveria e Kosovës si pjesë e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për qeverisjen ekonomike.

Programi i Reformave Ekonomike bazohet në kornizën makro-fiskale, prioritete e reformave strukturore, Programin e Qeverisë 2020-2023 dhe në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2016-2021.

Pas diskutimit dhe shqyrtimit, është miratuar nga Qeveria edhe vendimi për aprovim të shtesave mujore për personelin shëndetësor, për angazhim shtesë në muajt korrik dhe gusht të viti 2020 dhe për ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj rrezikut të infeksionit në punë  e tyre gjatë trajtimit të pacientëve me virusin COVID-19. Sipas vendimit, personeli shëndetësor, sipas kritereve të paracaktuara, do të përfitojë shtesën prej 300 eurosh.

Tri vendime preliminare të shpronësimeve për interes publik të pronave të paluajtshme kanë marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme:

- Pronat që preken nga realizimi i projektit  “Themelimi i Qendrës Përkujtimore për Gjenocidin mbi Shqiptarët “Bllaca 1999””;

- Pronat që preken nga ndërtimi i Rrugës Nacionale Prishtinë-Mitrovicë, Segmenti Gojbulë - Smrekovnicë; dhe

-Pronat që preken nga realizimi i projekteve të Komunës së Drenasit: “Lokacioni për varreza” në Zabel të ulët, Tregu i kafshëve në Çikatovë të Re, Zgjerimi i “Zonës Ekonomike në Drenas në Korroticë të Epërme, dhe Ndërtimin e Impiantit të Ujërave të Zeza dhe Industriale të Parkut të Biznesit – Drenas.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Raportin gjashtëmujorë për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Raport përmban një përmbledhje dhe trendëve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për këtë periudhë. Raporti përmban gjithashtu analiza përmbledhëse për këtë periudhë, pasqyron të hyrat sipas institucioneve mbledhëse në nivelin qendror dhe lokal, detajet e të hyrave sipas llojit të tatimeve dhe krahasimet me periudhat paraprake dhe me projeksionet buxhetore.

Sipas Raportit, gjithsej të hyra gjatë gjashtëmujorit të parë të 2020 ishin në shumën 986.67 milionë euro dhe paraqesin gjithsej 42% të të hyrave të planifikuara, që janë për 8% më të vogla se të hyrat e periudhës së njëjtë të viti paraprak.

Shpenzimet e këtij gjashtëmujori ishin në shumën prej 933.73 milion euro që paraqesin 37% të shpenzimeve të planifikuara. Shpenzimet kanë shënuar rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 38.7 milion euro. Duhet theksuar se kjo periudhë është krahasuar me ekzekutimin e masave të pakos emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe shpenzimeve që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Raporti do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës konform Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive.

Në mbledhjen e sotme, ministri i Shëndetësisë ka informuar kabinetin qeveritar për zbatimin e vendimeve dhe masave të Qeverisë për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Pas informatës se detajuar të ministrit, Kryeministri ka kërkuar që të aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar dhe të sigurohet një koordinim sa më i mirë i veprimit ndërinstitucional në zbatimin e masave për parandalim dhe luftim të pandemisë COVID-19. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)